14:46 / E Premte, 28 Maj 2021 / Blerim

Mërgim Vojvoda bëhet me trajner të ri, Juric firmos kontratë një-vjeçare me Torinon

Trajneri i njohur kroat, Ivan Juric ka firmosur kontratë një-vjeçare me klubin e Torinos.

45-vjeçari sapo ka nënshkruar kontratë me klubin e nga Serie A, shkruan IndeksOnline

Juric u largua nga Hellas Verona gjatë këtij muaji – për të firmosur menjëherë me klubin ku luan kosovari, Mërgim Vojvoda.

Kroati tani e ka në dorë edhe të ardhmen e Samir Ujkanit. Portierit kosovar i skadon kontrata në fund të këtij muaji./IndeksOnline/