12:19 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mërgimtarë, a e dini se në Kosovë mund të ngisni veturat vetëm 3 muaj?

Jo të gjithë bashkatdhetarët kanë dijeni të mjaftueshme sa i përket pjesëmarrjes së tyre në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës.

Kështu thotë rreshteri i Policisë së Kosovës në Njësitin e Autostradave, Flamur Ahmeti.

Ahmeti, thotë se të gjithë ata persona që kanë vetura me targa të huaja, sipas Ligjit për trafikun rrugor të Kosovës, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në trafik për një kohë të gjatë.

“Pra, kjo referohet për të gjithë bashkatdhetarët tanë që të kenë kujdes, që mos të tejkalojnë limitin që e parashohin rregullat e Ligjit për trafikun rrugor të Kosovës, pasi që nëse ndodh e kundërta do të gjobiten”, ka thënë Ahmeti.

Në nenin 41, pika 1 e këtij ligji, thuhet se “Mjeti i regjistruar në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, mund të marrë pjesë në trafikun rrugor në Kosovë, jo më gjatë se tre muaj (3) nga data e hyrjes në Kosovë.