11:08 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mërgimtarët e bllokuar në kolona në mes të Serbisë (Video/Foto)

Me festat e fundvitit si cdo herë rritet edhe fluksi i madh i mërgimtarëve që vijnë për të pritur ndërrimin e motmoteve në vendlindje.

Kështu, në rrugët që shpien nga Serbia në Kosovë tani më kanë nisur të stërmbushën me vetura, shkruan Indeksonline.

Lexues të Indeksonline kanë raportuar se në Serbi janë krijuar kolona të gjata dhe pritjet zgjasin deri në 3 orë.

Ndërsa, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, në Merdarë kolonat janë të gjata deri në 120 metra. /Indeksonline/