13:19 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mërgimtarët nga Italia mbledhin mbi 5 mijë Euro për Besnik Ukaj

Mërgimtari Shpejtim Bacaliu nga Kijeva e Malishevës dhe Mentor Musaj nga Stapanica, të cilet jetojnë dhe veprojnë në Itali, kanë ndërmarr aksion humanitar së bashku me shokët  dhe miqtë e tyre në Itali, për ta ndihmuar bashkëvendasin e tyre Besnik Ukaj nga Kijeva, i cili po vuan nga semundja e “Leokemisë Akute”.

Shuma në fjalë është e paarritshme të mbulohet nga familjarët, kësisoj shumë qytetarë zemërmirë kanë nisur të ndihmojnë atë edhe në Itali, të cilet i deshirojnë shërim sa më të shpejtë Besnikut.

Përpos ndihmës që po i jepet nga kosovarët janë të shumtë edhe mërgimtarët nga diaspora me zemër të gjerë të cilët po i ndihmojnë me aq sa munden, të riun  nga Kijeva.