17:36 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mërgimtarët nga Zvicra mbledhin mbi 4 mijë frang për Besnik Ukaj

I riu Besart Ukaj ka nevojë për ndihmën e secilit, me aq sa të mundemi. I riu në fjalë po vuan nga sëmundja e Leukemisë dhe shërimi i tij kërkon një kosto të madhe prej 100 mijë eurosh.

Shuma në fjalë është e paarritshme të mbulohet nga familjarët, kësisoj shumë qytetarë zemërmirë kanë nisur të ndihmojnë atë.

Përpos ndihmës që po i jepet nga kosovarët janë të shumtë edhe mërgimtarët me zemër të gjerë të cilët po i ndihmojnë me aq sa munden, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë duhet përkujtuar që janë pikërisht grupi ‘Marakli t’kerreve’ të cilët nesër me fillim nga ora 18:00 pritet të mblidhen tek Parkingu i Pishinës Gërmia për të grumbulluar para në mënyrë që t’i ndihmohet Besnikut.

Në grupin në fjalë sot janë publikuar edhe disa të dhëna për paratë që janë dhënë nga Zvicra e që kanë arritur shifrën e 4 mijë e 120 frang dhe 150 euro. Sigurisht ndihma do të vazhdojë nga secili që ka mundësi të dhurojë sado pak./Indeksonline/

 

Temat: