10:01 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mërgimtarët po presin deri në katër orë në kufirin Kroaci-Serbi (Video/Foto)

Mërgimtarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore po presin gjatë nëpër pikat kufitare.

Në kufirin në mes të Serbisë dhe Kroacisë një mërgimtar nga Kosova për Indeksonline ka thënë se pritjet atje janë tre deri në katër orë.

Siç shihet në këtë video të dërguar nga ai, veturat janë duke pritur në kolona të stërzgjatura në këtë pikë kufitare.

Po ashtu, dallohen edhe shumë kamionë duke pritur për të kaluar këtë kufi.

Edhe mërgimtarët kanë dalë nga veturat siç duket për tu freskuar për shkak të qëndrimit gjatë në veturë.

Por, edhe dalja nga Serbia për në Kroaci ka kolona, por më pak.

Më poshtë u përcjellim disa pamje direkt nga kufiri Kroaci-Serbi./Indeksonline/