21:22 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mërgimtari mbeti pa banesë, pasi kompania ia kishte shitur edhe dikujt tjetër

Adem Dugolli ankohet se ka blerë një banesë në Fushë – Kosovë, po kompania të njëjtën ia ka shitur edhe dikujt tjetër, duke ia marrë atij paratë dhe duke e lënë pa banesë.

Kështu të paktën pretendon ai, i cili thotë t’i ketë paguar investitorit dy pjesët e para nga shuma totale që iu kishte paraqitur në fillim.

E në momentin që do t’i dorëzoheshin çelësat Dugollit, shprehet se do të duhej ta paguante edhe pjesën e fundit.

“Kam pas një mashtrim para 5 viteve e kam ble një banesë, e kam paguar 80% të shumës të pareve i ndjekur të gjitha të drejtat e nuk përgjigjet askush”, ka thënë Dugolli për T7.

Për këtë thotë se i ka dëshmi edhe faturat.

Por sipas këtij qytetari i cili jeton në mërgim, banesa që ai kishte paguar iu kishte shitur dikujt tjetër.

“Banesa iu ka shit tjetër personit, i ka marrë paret dhe nuk kthen kurrfarë përgjigje”, është shprehur ai.

Dugolli shprehet se po merret me këtë rast qe disa vite.

“Për çdo vit më kanë shkuar i njëjti problem qe tri vite, vet vrapoj pas dokumenteve të këtij shteti që nuk funksionon fare”

Për këtë rast, Dugolli iu ka drejtuar edhe institucioneve të drejtësisë, përmes një padie civile.

Por një version krejt tjetër e kanë nga kompania të cilën ai e ka paditur. Sipas tyre, Dugolli nuk ka paguar të gjithë shumën e caktuar.

“I nderuari Adem Dugolli (blerësi) dhe kompania Diellona sh.p.k (shitësi) kanë arritur një marrëveshje  për banese në vitin 2014 dhe është bërë vetëm pagesa e avansit (kopare). I nderuari Ademi është kontaktuar vazhdimisht  nga kompania për ta bërë pagesën e mbetur  mirëpo asnjëherë nuk është përgjigjur

Thonë që si kompani do të paraqiten para organeve kompetente për kthim avansi apo të bëhet pagesa e mbetur dhe t’i dorëzohet banesa pronarit.

(FOTO ILUSTRIM)