14:43 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Mërgimtarit i vidhet Mercedes G-Clas midis Prishtinës

Në faqen e Facebookut “Markali t’kerreve” është raportuar një vjedhje e veturës luksoze në Prishtinë. Një person ka njoftuar se sot në mes të Prishtinës i është vjedhur vetura luksoze me targa të Zvicrës, “Mercedes” G-Clas.

“Marakli sot rreth ores 9:00-10:00 mrapa ringsit te 92-shi eshte vjedh ‘Mercedesi’ G-Clas me targa te ch BL-183600 nëse dikush e sheh në rruge ju lutem paraqituni në këtë nr : 049506080 per çdo info pason shpçrblimi” thuhet në kërkesën e të dëmtuarit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Indeksonline vjedhjen e veturës.

“Policia e ka informatën dhe është duke e trajtuar”, ka thënë Flora Ahmeti për Indeksonline.