13:36 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Mërgimtarit i vidhet një pushkë gjuetie

Një rast i vjedhjes është raportuar në Kamenicë, njofton Indeksonline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vjedhja e pushkës së gjuetisë është raportuar nga vëllau i pronarit të shtëpisë ku edhe është kryer vjedhja.

Ende nuk dihet nëse përveç pushkës mungon edhe diçka tjetër.

“N.N. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar  se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së vëllait të tij dhe i kanë vjedhur një pushkë gjuetie. Sipas ankuesit pronari i shtëpisë gjendet jashtë shtetit dhe nuk dihet nëse mungon edhe diçka tjetër. Rasti po hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raport. /Indeksonline/