16:27 / E Martë, 14 Janar 2020

Merkel e “dashuruar” në futbollistin gjerman, e fton në zyrën e saj

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka pritur në zyrën e saj legjendën e Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger dhe gruan e tij, Ana Ivanovic.

“Bild” njofton se Kampioni i Botës është shumë i lidhur me Zonjën e Hekurt, shkruan Indeksonline.

Takimin e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i qeverisë së shtetit gjerman.

“Unë mund të konfirmoj që Ana Ivanović dhe Bastian Schweinsteiger ishin me të sot, me ftesë të Kancelarës për një takim. Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj që, si gjithmonë, nuk do të jap ndonjë informacion të mëtejshëm gjatë takimeve të tilla konfidenciale”, thuhet në njoftim.

Schweinsteiger dhe Merkel mbajnë kontakte të rregullta. Në ekipin kombëtar, Schweinsteiger ishte gjithmonë një kontakt për Kancelaren kur vizitonte ekipin. Të dy gjithashtu kanë shkëmbyer numrat e tyre.

Kur Bastian njoftoi fundin e karrierës së tij në klubin amerikan Chicago Fire vitin e kaluar, Merkel ishte një nga të parat që regjistroi. /IndeksOnline/