11:25 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Merkel: Liderët e G-7 nuk mund të heshtin përballë zjarrit në Amazon

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Grupi i Shtatë liderëve “nuk mund të heshtin” përballë zjarreve që përfshijnë pjesët në Amazon të Brazilit dhe do të bëjë thirrje për të bërë gjithçka për t’i ndaluar zjarret.

Gjermania po mbështet thirrjen e Presidentit francez Emmanuel Macron për të diskutuar zjarret në samitin e fundvitit të G-7 të pritur nga francezët, transmeton Indeksonline.

“Emmanuel Macron ka të drejtë – shtëpia jonë po digjet, dhe ne nuk mund të heshtim”, tha Merkel.

Midis një seri politikash dhe mosmarrëveshjesh tregtare, Angela Merkel tha se të folurit me njëri-tjetrin është gjithmonë më mirë sesa për njëri-tjetrin, dhe G-7 është një mundësi e shkëlqyeshme për këtë./Indeksonline/