13:31 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / OSH

Merkel refuzon ofertën për të punuar në OKB

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar ofertën për të punuar në Kombet e Bashkuara.

Kjo është bërë e ditura nga Zyra e Merkelit të mërkurën.

Merkel muajin e kaluar është larguar nga posti i kancelares gjermane pas 16 vjet në atë detyrë.

Merkelit i ishte ofruar nga Sekretari i KB-së, Antonio Guterres, për të qenë kryesuese e bordit këshillues të udhëhequr nga ish-krerët e shteteve. Mirëpo, ajo e ka refuzuar këtë detyrë.