Merkel thërret në takim Vuçiqin, diskutohet për Kosovën
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet që këtë të diele të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris.
Sipas Blic, takimi është iniciuar nga qarqet diplomatike, me propozim të Merkel dhe do të mbahet mëngjesin e së dielës, para ceremonisë zyrtare që shënon njëqind vjetorin e fitores në Luftën e Parë Botërore, transmeton Indeksonline.
Sipas burimeve të po së njëjtës media, Merkel dhe Vuçiq do të diskutojnë për shumë çështje të rëndësishme, për situatën në rajon, ekonominë por me theks të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi./Indeksonline/