75 Mall Live Search
18:41 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Merr flakë banesa, i moshuari humbet jetën

Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në Kombinat.

Në shtëpinë ku banonte i moshuari ka rënë në zjarr ndaj edhe i moshuari është asfiksuar.

Njoftimi i policisë

Me datë 20.02.2018, rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Temat: