75 Mall Live Search
21:43 / E Martë, 05 Maj 2026 / B XH

Merr flakë një shtëpi në Kodër të Trimave në Prishtinë, zjarrfikësit dhe policia në vend të ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Në një video të siguruar nga IndeksOnline, shihet shtëpia e përfshirë nga zjarri, ndërsa në vend të ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit të cilët po tentojnë lokalizimin e zjarrit.

Në vend të ngjarjes ka arritur edhe policia e cila po merret me perimetrin e sigurisë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa IndeksOnline është në pritje të një përgjigje nga policia për rastin në fjalë. /IndeksOnline/