16:39 / E Hënë, 14 Janar 2019

Merr fund arratia e dy shqiptarëve që u arratisën nga burgu

Merr fund arratisja e dy shqiptarëve, të cilët kaluan qelitë e hekurave të burgut grek Koridhalos në ditët e para të Vitit të Ri.

Mediat greke thonë se dy të arratisurit  Elvis Pepa dhe Leonard Pepa u kapën pas një operacioni të organizuar nga Divizioni i Sigurisë së Attikës, i cili gjithashtu u mbështet nga ECAM.

Të njëjtat informacione thonë se dy shqiptarët u gjetën në një shtëpi të braktisur në Mati.

Shqiptarët ishin të armatosur por nuk bënë rezistencë, duke iu dorëzuar policisë.

Policia sekuestroi një kallashnikov dhe dy pistoleta.

Kërkimet po zhvillohen edhe në dy shtëpi të tjera për të gjetur bashkëpunëtorët e tyre.