10:40 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Merr fund dilema e Valdet Ramës, njofton skuadra shqiptare

Klubi futbollistik shqiptar, Kukësi, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Valdet Ramën.

Sipas njoftimit të skuadrës shqiptare, arsyeja e largimit të futbollistit kosovar është personale.

“Futboll Klubi Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Valdet Ramën.

Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare .

Edhe pse klubi ishte i gatshem që t’i plotesonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e vetë futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Klubi falenderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanelën blu dhe i uron suksese në karrierë” thuhet në njoftim./Indeksonline/