13:40 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

Zyrtare: Merr fund epoka e Xavit, Barcelona shkarkon trajnerin spanjoll

Skuadra e Barcelonës ka shkarkuar trajnerin Xavi, pas një sezoni jo të mirë.

Lajmin e ka dhënë vet klubi përmes rrjeteve sociale, se presidenti Laporta sot ia ka dhënë lajmin për largim ish-futbollistit katalunas, shkruan Indeksonline

Xavi është shkarkuar nga pozita e trajnerit edhe pse javë më parë u murr vendimi për të vazhduar deri në përfundim të kontratës, pra deri në vitin 2025.

Megjithatë pas disa problemeve të brendshme, Laporta e ka larguar nga stoli trajnerin spanjoll.

Kujtojmë që top-kandidat për ta zënë pozitën e Xavit te Barcelona është gjermani, Hansi Flick./Indeksonline/