13:53 / E Premte, 13 Maj 2022 / A. M.

Merr fund miqësia mes Ilirit dhe Sabianit, fituesi i BBV i jep “goditjen përfundimtare”

Sabian Medini dhe Ilir Shaqiri krijuan një miqësi mjaft të fortë kur ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje edhe pasi reality shoë mbaroi, ato u shfaqen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar mes tyre, të paktën këtë ka lënë të kuptohet këngëtari i njohur teksa të premten e kaluar ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.

A e ndau Iliri çmimin e madh me Sabianin? - 5 Pyetjet

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani.

Ky i fundit festoi një ditë më parë ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, familja, kolegët, miqtë dhe ish-banorët e BB VIP.

Por ajo që ra më shumë në sy, duke pasur parasysh edhe deklaratat e fundit të Sabianit, ishte fakti që balerini i njohur nuk bëri një urim publik për këngëtarin.

Ndërkohë në një vështrim në llogaritë e tyre zyrtare në “Instagram”, vihet re se dy ish-banorët e BBV e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetin social dhe kanë ende fotot ku kanë dalë bashkë.