17:48 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Merren masa ndaj lopëve që bredhnin rrugëve të Prishtinës

Disa lopë shiheshin teksa silleshin duke bredhur në Prishtinë.

Ato hanin mbeturina, derisa rrezikoheshin nga ngasësit e veturave, në të njëjtën kohë rrezikonin edhe vet jetën e qytetarëve, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, sot ekipi i Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, ka treguar përmes një postimi se janë marrë tashmë masa për këto kafshë, ndërsa ato do të kenë mbikqyrje nga pronari i tyre gjatë gjithë kohës.

“Lajm i mirë!

Lopët që silleshin rrugëve të Matit 1 dhe Rrugës B – janë raportuar nga ekipi jonë tek Inspektoriati i Veterinarisë në Agjecinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Siç na është raportuar nga inspektorët e veterinës, masat e duhura janë marrë që lopët të mos jenë të rrezikuara në rrugë por të kenë mbikëqyrje nga pronari i tyre gjatë gjithë kohës”, thuhet në postim./Indeksonline/