09:59 / E Martë, 17 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Merret në pyetje 11 vjeçari serb, i shoqëruar nga nëna, para Prokurorisë në Ferizaj!

Zorica Stojanoviq, me të birin e saj Stefanin, 11 vjeç – si dëshmitarë shkuan në Prokurorinë Themelore në Ferizaj për të dhënë deklaratë për krismat në Gotovushë të Shtërpcës.

Për plagosjen e Stefanit dhe të afërmit të tij Milloshit (Stojanoviqit) më 6 janar – dyshohet Azem Kurtaj, ushtari i FSK-së – nga Gabrrica e Kaçanikut.

Kurtajt, siç dihet i është caktuar paraburgimi një muaj.

Indeksonline ka siguruar pamje teksa nëna me birin futen në veturën e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se Policia e Kosovës me 6 janar, rreth orës 15:19, kishte pranuar informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës janë plagosur dy persona njëri 11 vjeç dhe tjetri 31 vjeç.

Plagosja ka ndodhur nga arma e zjarrit nga personi  që ishte duke lëvizur me automjet të udhëtarëve në rrugën nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt apo Kaçanikut.

Nëna e të plagosurit në Shtërpcë: Nuk u qëllua mbi ta, të dy u lënduan nga  plumbi që u dëbua nga asfalti - Telegrafi
Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, nëna e 11-vjeçarit në shok: Çfarë faji kanë  fëmijët

Të lënduarve iu është dhënë ndihmë në QKMF në Shtërpcë dhe pastaj janë dërguar me Ambulancë në Graçanicë. “Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhej në njoftimin e Policisë. /Indeksonline/

Azem Kurtaj sin poginulog teroriste OVK | Info | Crna hronika