75 Mall Live Search
16:23 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / F.R

Vrasja në Ferizaj: Kërkohet paraburgim për të dyshuarën, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.R., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 qershor, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga, “Sejdi Sejdiu”, “e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja”.

Ndërkaq, i dyshuari me iniciale M.B., që ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në rast, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është liruar.

Po ashtu, në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima- tani i ndjeri (F.H.,) për të cilat ka marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).