09:09 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Merret vendim që paga e Skender Hysenit të jetë e barasvlefshme me atë të zv/ministrit

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës, ku edhe janë miratuar disa propozim-vendime.

Një nga vendimet e miratuara sot është pika për rregullimin e pagës së koordinatorit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni dhe stafin e tij.

Me miratimin e kësaj pike, paga e Skender Hysenit do të jetë e barasvlershme me atë të zv/ministrit.

Ndërsa ndihmësit dhe asistentët kompensohen ngjashëm me asistentin/en e kryeministrit./Indeksonline/