14:10 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Merret vendimi/ Messi dënohet me dy ndeshje

Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit në Spanjë, ka marrë vendimin për Lionel Messin.

Ylli argjentinas është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq që e mori në finalen e Superkupës së Spanjës, shkruan IndeksOnline.

Lojtari do të mungojë në ndeshjen e Copa del Rey kundër Cornellas dhe në La Ligas kundër Elches.

Ky është lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, pasi Messi rrezikoi të ndëshkohej me 4 ndeshje./IndeksOnline/