19:23 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Merri sytë e mi”, Blero zbulon datën e lansimit të projektit të ri

“Merri sytë e mi”, titullohet kënga e re Bleros, e cila do të shoqërohet edhe me videoklip dhe këngëtari tashmë ka bërë publike edhe datën e lansimit.

Në një postim në Instagram, Blero ka sjellur trailerin e këngës së re, sipër të cilës tregoi projekti do të jetë gati për publikun me 24 shtator.

Kujtojmë që fillimisht Blero kishte paralajmëruar se kënga lansohet sot (18 shtator), por për arsye të panjohura lansimi i këngës u shty.

Ndryshe, Blero dhe Afrona pas një kohe larg njëri-tjetri kanë filluar pushimet në Stamboll./Indeksonline/