09:09 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020

Mertensi barazon rekordin e Hamsikut si golashënuesi më i mirë, në histori të Napolit

Dries Mertensi ka barazuar Marek Hamsikun si golashënuesin më të madh në historinë e Napolit me 121 gola, pas golit të shënuar kundër Barcelonës.

Reprezentuesi belg shënoi e 1200-të për klubin në fitoren 1-0 ndaj Cagliarit më parë këtë muaj.

Tani me golin ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve, Mertensi ka arritur një rekord të madh, duke u bërë golashënuesi më i mirë, në histori të Napolit.

Basti është më i mrekullueshëm, duke marrë parasysh që Mertensi kishte shënuar shifra të dyfishta në vetëm njërin nga tre sezonet e tij të para me Napolin.

Sezoni i tij më i mirë erdhi më 2016-17, kur ai u zhvendos në një më sulmues nga Maurizio Sarri, pas dëmtimit të ligamentit kryqëzues të Arkadiusz Milikur, në tetor të 2016.

Mertensi shënoi 34 gola në të gjitha garat atë sezon.

32-vjeçari ka arritur këtë shifër golash nga vetëm 310 ndeshje, krahasuar me 520 paraqitje të sllovakut Hamsik.

Rekordi më i lartë i Hamsikut në një sezon të vetëm ishte, gjithashtu në 2016-17, kur shënoi 15 gola në të gjithë garat.

Ndryshe, kontrata e Mertensit skadon gjatë verës, por ka akoma kohë për të kapërcyer rekordin e Hamsikut.