14:02 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mertens i befasuar: Nuk e di çka ndodhi me Sarrin

Dries Mertens po kalon në formë jashtëzakonisht të mirë në Serie A.

Anësori i Napolit po kërkohet nga disa klube europiane, por belgu thotë se është i lumtur në Itali, transmeton IndeksOnline.

31-vjeçari është tejet i befasuar me vendimin për Maurizio Sarrin. Madje, futbollisti ende nuk ka ide për atë se çfarë ka ndodhur.

“E ardhmja është në Napoli, por ende nuk e kam kuptuar atë që ndodhi me Sarrin, do ta shoh kur të kthehem.  Unë kam kontratë dy vjeçare me Napolin dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Mertens.

Kujtojmë që Sarri u largua nga Napoli menjëherë pas përfundimit të sezonit, kurse vendin e tij e zuri trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti.

Belgu ka shënuar afro 70 gola në 170 paraqitje për Napolin. Mertens më parë ka luajtur edhe për klube si Gent, Ultrecht dhe PSV./IndeksOnline/