18:30 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Napolit tallet me Liverpoolin për shkrimin në hyrje të stadiumit

Sulmuesi i Napolit Dries Mertens ka thumbuar Liverpool në prag të sfidës vendimtare të Champions Legue.

Dy skuadrat do të ndeshen në mbrëmjen e së martës, me Liverpool që ka nevojë të fitojë 1-0 ose me dy gola më shumë për të arritur në fazën e 1/8-ave.

Anglezët do të shpresojnë që atmosfera e Anfield dhe tabela e famshme në tunel t’i bëjë magji kundërshtarëve.

Tabela ka vite që ndodhet në tunelin e stadiumit dhe yjet e Liverpool e prekin sa herë që hyjnë në fushë.

Por Mertens nuk është impresionuar nga ajo. “Kur kam luajtur njëherë në vitin 2010, mbaj mend që kishin një tabelë ku shkruhej ‘Ky është Anfield’.

“Kur kalova tunelin nuk e pashë, kur më vonë më thanë të shihja një tabelë të vogël dhe pyeta veten‘pse është kaq e veçantë kjo gjë?’”