20:33 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / AR

Mes emocioneve Shyhrete Behluli flet për 28 Nëntorin: Dalëngadalë do bëhet bashkimi kombëtar

Këngët kushtuar Shqipërisë janë përcjellur ndër gjenerata. Njëra nga këngëtaret më të mëdha që veçohet për muzikën e saj është Shyrhete Behluli, e cila për dekada më radhë ka ushqyer tregun muzikor me hite të shumta.

Në një intervistë për Indeksonline, këngëtarja u shpreh se dita e sotme (28 Nëntor),  është një datë që e bën atë mjaftë krenare. Përkundër situatës që gjendemi, ajo është munduar që të paktën me familjarët të kalojë një ditë të bukur.

Po data e sotme siç do herë më bën krenare për festën që e kemi. Pak me dhimbje qe ndodhën këto rastet e fundit por ndodhin, përndryshe si çdoherë që e kemi festu po mundohemi edhe kësaj here pasi situata nuk është në favor me dal e me festu për shkak të pandemisë, por po mundohemi që së paku me familjar të kalojmë një ditë të bukur”, tha ajo.

Behluli u shpreh se mendon që e ardhmja për Kosovën dhe Shqipërinë do të jetë më e mirë.

Nuk duhet me qenë pesimist, për asgjë, pa marr parasysh çka. Gjithmonë tu e mendu e tu e prit më të mirën pa marrë parasysh a është për Shqipërinë apo për Kosovën, kështu që mendoj se në të ardhmen do të jetë edhe më mirë”.

Këngët dedikuar Shqipërisë janë të shumta, me të cilat arrin që të përcjell mesazhe atdhedashëse. Ajo u shpreh se është krenare që i ka kënduar ato këngë.

Ne e kemi kalu një kohë, një brez i ri i këngëtarëve që i takoj edhe unë dhe e kemi kalu një pjesë të jetës me ato këngë. Ndjehem mirë dhe krenare që i kam këndu ato këngë”.

Gjithashtu, për fund shtoi se dëshiron bashkimin kombëtar me Shqipërinë, dhe se brezat e rinjë do ta përjetojnë edhe më mirë këtë.

Po kush se don bashkimin kombëtar. Gjithmonë i kemi këndu dhe besoj që një ditë dalëngadalë edhe kufi më s’do të kemi edhe do të bëhet edhe bashkimi kombëtar edhe pse ka fillu me u ba. Besoj që brezat e ri që po vijnë kanë me përjetu edhe më mirë”./Indeksonline/