21:21 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mesazhi i Neymar drejtuar Firminos pas ndeshjes, Liverpool – PSG

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ndali Roberto Firminon pas ndeshjes së djeshme në Champions League.

Neymar shihet duke biseduar për pak çaste me Firminon, i cili shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit.

Kështu, Neymar e ka përgëzuar bashkëkombasin e tij për golin e fitores, transmeton IndeksOnline.

Neymar dhe Firmino kanë raporte të mira edhe në Kombëtaren e Brazilit dhe pas ndeshjes ndodhi një moment special.

Metro përktheu fjalët e Neymar drejtuar Firminos si: ”Përgëzime, ju luajtët mjaft mirë. Ne do të flasim më vonë”.

Nuk ishte nata më e mirë për Neymar mbrëmë, ku PSG vuajti sërish në Champions League duke u mposhtur, 2-3 nga Liverpooli./IndeksOnline/