11:15 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mesazhi i Ramush Haradinajt për veteranët

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 30 vjetorin e ditës së Veteranëve të Luftës Çlirimtare.

Ai përmes një statusi në ‘Facebook’ ka thënë se sëbashku kanë kaluar momente të paharruara, me vështirësi e flijime. Haradinaj thotë se  ndjehen të pikëlluar kur humbin shokët, ndërsa sipas tij, të lumtur kur arrijnë fitore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur Veteranë,

Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore.

Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull e shoqëri që kontribuojmë në qytetarinë aktive, për ndërtimin dhe fuqizimin e Republikës sonë.Urime 30 Dhjetori – Dita e Veteranit! RH ./Indeksonline/