12:25 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mesfusha në infermieri, Roma bën një transferim emergjent

E goditur nga një valë dëmtimesh, Roma ka kthyer sytë nga lojtarët pa kontratë për të përforcuar skuadrën e cila po vuan me rezultate.

Verdhekuqtë kanë bërë lëvizjen e pare teksa kanë arritur akordin me Jack Rodwellin, lojtarin anglez i cili është pa ekip që nga 1 korriku ku mbylli avehturën me Blackburnin.

28-vjeçari është një mundësi e mire pasi luan si mbrojtës, por edhe mund të bëjë mesfushorin, ndaj dhe palët pothuajse kanë arritur akordin dhe priten vetëm testet mjekësore për firmën zyrtare.