08:31 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mesfushorët më të mirë në Ligën e Kampionëve pas katër ndeshjeve

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti dhe mesfushori i Juventusit Miralem Pjanic kanë qenë dy mesfushorët më ta saktë në Ligën e Kampionëve, pas katër ndeshjeve.

Mesfushori Italian ka arritur t’i bëjë 305 pasime për Parisin në katër fitoret e tyre në këto gara, e i cili ka arritur përqindjen e saktësisë prej 93%.

Kurse Pjanic ka arritur 338 pasime dhe një përqindje prej 90%. Paraqitjet e tij kanë qenë jetike për Juventusin në këtë sezonë, e po ashtu ka arritur t’i shënoj tri gola dhe tri asistime./Indeksonline/.