13:09 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / C E

Mesfushori i Premier League zyrtarisht kërkon transferimin tek Milani

Për një transferim tek skuadra e Milan, Tiemoue Bakayoko ka vendosur të përgjysmojë pagën e tij por problemi është që skuadra e Chelseas kërkon plot 20 milionë euro për transferimin e tij.

Mesfushori tani mbushë 26 vjeç dhe u rikthye në Stamford Bridge pas një huazimi të dështuar tek skuadra e Monacos.

Ai kishte qenë i huazuar tek Milan në 2018-2019 mirëpo në fund skuadrat nuk ranë dakord për një shifër për transferimin e përhershëm të tij.

Problemi nuk qëndron tek paga e tij mirëpo sepse londinezët kërkojnë 20 milionë euro për të ndërsa Milan është e gatshme të japë deri në 15 milionë euro. /IndeksOnline/