14:07 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mesfushori shiqptar arrin marrëveshje me Espanyolin

Keidi Bare është duke kaluar ditët e tij të fundit te Malaga.

Sipas që raportojnë mediat që qëndrojnë afër klubit andaluzian, mesfushori i kombëtares shqiptare ka arritur akordin për t’u transferuar te Espanyol duke gjetur rrugën e përbashkët përsa i përket anës ekonomike dhe kontratës që do të firmosë me skuadrën katalanase që sezonin e ardhshëm do të luajë në Segunda Division.

Gjithsesi që Bare të transferohet te Espanyol duhet që më parë dy klubet të arrinë një marrëveshje.

Malaga kërkon rreth 2 milionë euro për kartonin e kuqeziut.

Shifër kjo të cilën nuk do ta përfitojë të gjithë klubi andaluzian pasi 20% e saj do të shkojë në arkat e Atletico Madrid që kur e lejoi Baren të transferohej me parametër zero te Malaga ruajti një pjesë të kartonit në rast rishitjeje të lojtarit.