20:02 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Meshkujt janë më të bezdisshëm se femrat në vendin e punës

Ju uleni pranë njëri-tjetrit çdo ditë, kaloni më shumë kohë me ta se me familjen tuaj dhe është vetëm çështje kohe deri në momentin kur ndonjëri prej tyre do u prish nervat.

Pas intervistimit të 2 mijë amerikanëve që janë në punë, një ekip hulumtuesish në Universitetin Olivet Nazarene në illinois ka zbuluar se zhurmat dhe ankesat ishin dy gjërat që kolegët gjetën si më të bezdisshmet.

Pas zhurmës dhe ankimit, gjëja më e trishtueshme që mund të bëjnë kolegët janë thashethemet.

Të dhënat shtesa nga anketat kanë zbuluar se punëtorë e pasurive të patundshme janë përballur me shumicën e ankesave për kolegët.

Kurse ata që punojnë në komunikim, janë subjekt i thashethemeve më të mëdha.

Duket gjithashtu se burrat mund të jenë më të bezdisshëm se gratë në vendin e punës, pasi 65 përqind e tyre që pranuan të përballeshin për sjelljen e tyre të bezdisshme në zyrë ishin meshkuj./Indeksonline/