20:50 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Meshtarët katolikë të Kosovës mposhtin Serbinë

Ndeshje interesante është zhvilluar sot në futsall, ndonëse ishte amatore.

Përballë njëra-tjetrës ishin Kosova dhe Serbia.

Meshtarët katolikë po e zhvillojnë kampionatin evropian në futsall dhe shorti kishte vënë përballë Kosovën e Serbinë.

Në fund, ishte Kosova që arriti të fitojë 4:0.

Në këtë kampionat marrin pjesë 17 shtete me 260 meshtarë.Organizatorë të kampionatit janë Argjipeshkvia e Tivarit në bashkëpunim me Argjipeshkvin e Kotorrit.