21:26 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / Gj. Sh

Mësohen finalistet e Roland Garos në kategorinë e femrave

Një prej katër Grand Slamave të Tenisit po shkonë drejt fundit.

Sot janë zhvilliar dy ndeshjet gjysmëfinale, ku janë mësuar edhe finalistet në kategorinë e femrave, shkruan IndeksOnline.

Finalja e madhe do të zhvillohet mes tenistes Iga Swiatek dhe Karolina Muchova.

Tesinstja polake në gjysmëfinale mposhti brazilianen Beatriz Haddad Maia me rezultat 2-0 në sete (6-2 dhe 7-6).

Në ndeshjen tjetër tenistja çeke, Muchova bëti befasinë duke e mposhtur numrin dy të botës, Aryna Sabalenka ne rezultat 2-1 në sete (7-6; 6-7 dhe 7-5).

Ndeshja finale do të zhvillohet ditën e shtune./IndeksOnline/