17:40 / E Premte, 11 Gusht 2023 / MSH

Mësohën gjyqtarët për ndeshjet e para të Albi Mall Superligës

Është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve për javën e parë kampionale të Albi Mall Superligës.

Në ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit gjyqëtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, kurse ndihmësit e tij do të jenë Drilon Rexhepi dhe Bashkim Hyseni.

Kurse takimi ndërmjt Dukagjinit dhe Malishevës, do të gjykohët nga Dardan Çaka me ndihmësit Alban Ejupi dhe Kastriot Peci.

Ndeshja kryesore e javës së parë është ndërmjet Llapit dhe Dritës, ku gjyqtar i këtij takimi është Erdall Zasella me dy ndihmësit Arbnor Bullatofci dhe Fatlum Jashari.

Takimin tjetër në mes Ballkanit dhe Lirisë, do ta drejtojë Ilir Mehmeti si gjyqëtar kryesor ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatmir Sekiraqa dhe Hekuran Osmani.

Ndeshja ndërmjet Fushë Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë për shkakë pas gjendjes jo të mirë financiare të klubit të Gjilanit.