75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Mësohen takimet gjysëmfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll

Janë mësuar dy takimet gjysëmfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Sonte janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit çerkfinale ku Trepça mposhti Rahovecin me rezultat 82:66, ndërsa Bashkimi fitoi ndaj pejës me rezultat 73:69, shkruan IndeksOnline.

Pikërisht skuadra e Trepçës dhe ajo e Bashkimit do të përballen mes vete në gjysëmfinale.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës./IndeksOnline/