17:01 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja e vdekjes së futbollistit kroat (Video)

Futbolli kroat është në zi, pasi në moshën 20-vjeçare ka ndërruar jetë lojtari, Bruno Boban.

Boban në minutën e shtatë u godit nga një top, dhe qëndroi i shtrirë në fushë për një kohë të gjatë, transmeton IndeksOnline.

Ndihma e parë iu dha në fushë, por gjatë rrugës për në spitalin më të afërt, futbollisti ndërroi jetë.

Sipas autopsisë, lojtari ndërroi jetë për shkak të një sulmi në zemër dhe jo pse u godit me top.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, pasi javë më parë edhe futbollisti i Fiorentinas, Davide Astori ndërroi jetë për shkak të sulmit në zemër./IndeksOnline/