75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja se pse ishte Albin Kurti sot, në gjykatë

Indeksonline raportoi sot se lideri i Lëvizjes Albin Kurti ka qenë i pranishëm te Pallati i Drejtësisë, në Hajvali.

Arsyeja e pranisë së Kurtit mësohet të ketë qenë ftesa për intervistim nga prokurorët, lidhur me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga anëtari i Nismës Sociademokrate, Haxhi Hoti, raporton Indeksonline.

Kjo gjë u bë e ditur nga Berat Ganiqi i zyrës ligjore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, tha ai.

Ndryshe Haxhi Hoti vazhdon të jetë në paraburgim, pas kërcënimit që i bëri Kurtit nëpërmjet Facebookut./Indeksonline/