16:41 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja se pse Jose Mourinho e ndoqi në stadium Mal i Zi-Serbi

Jose Mourinho ishte mbrëmë në Podgoricë për të ndjekur nga afër ndeshjen Mal i Zi-Serbi. Trajneri i Manchester United u fokusua në zonën VIP nga ku kishte një arsye për prezencë.

Mediat angleze bëjnë të ditur se Sergej Milinkovic Saviq ishte arsyeja e vizitës së Mourinhos.

Trajneri portugez e ka ndjekur mesfushorin serb nga afër pasi që të njëjtën synon ta transferojë te United në muajin janar.

Mourinho është tejet i pakënaqur me mesfushën aktuale te skuadra angleze dhe me çdo kusht do të sjellë transfere në janar për ta përforcuar këtë repart./Indeksonline/