13:07 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mësohet çmimi i Audi Q8 55 TFSI

Përveç Volkswagen dhe një anëtari tjetër të grupit VAG, Audi do të shtojë njësi të reja me gjashtë cilindra në SUV-in e tij të madh.

Ndryshe nga VW që ka pasuruar ofertën e Touareg me një turbombushës 3.0 litërsh, Audi shton 3.0 turbombushës në Q8.

Me motorin 55 TFIS benzinë me 340 kuaj fuqi, kjo veturë deri në 100 km/h arrin për 5.9 sekonda me një shpejtësi maksimale të kufizuar në 250 km/h.

Konsumi mesatar sipas të dhënave të fabrikës në bazë të protokollit WLTP është 8.9-9.1 l/100 km. Nga ana tjetër, 45 TDI zhvillon 231 kuaj fuqi dhe përshpejton për 7.1 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 233 km/h. Audi pretendon se ky motor me naftë Q8 mesatarisht shpenzon 6.4-6.7 l / 100 km.

Të gjithë motorët në Audi Q8 të ri çiftëzohen me një sistem gjysmë hibrid që redukton konsumin e karburantit në 0.7 l/100 km.

Sistemi hibrid i Audi përbëhet nga një arkitekturë elektrike 48 volt, një bateri litium-jon dhe alternatori BAS që mund të rikuperojë 12 kW të energjisë.

Deri tani, Q8 në Evropë është në ofertë me vetëm një motor dizel 3.0 litra 50 TDI me 285 kuaj fuqi dhe përshpejton për 6.3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale arrin në 245 km/h.

Të gjitha versionet e Audi Q8 vijnë me transmision automatik me tetë shpejtësi në të katër boshtet.

Çmimi fillestar i Audi Q8 55 TFSI është 76,300 euro në Gjermani, ndërsa Q8 45 TDI kushton 73,300.