13:44 / E Premte, 10 Maj 2024 / G T

Mësohet data dhe ora e saktë e finales së Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar datën dhe orën e saktë të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.

Më 22 maj, zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit – dy finalistëve, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 15:00.

Kurse ajo që bie në sytë e çdo tifozi është mosvendosja e lokacionit për këtë finale.

Megjithatë FFK-ja ka tri opsione se ku do ta zhvillojë këtë finale. Stadiumi i Hajvalisë, stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” i Niklit./Indeksonline/