14:29 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Mësohet data dhe vendi i meçit të radhës së Joshuas, kosovarët e kanë shumë lehtë për ta parë

Kubrat Pulevi përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar se do të luftojë kundër Anthony Joshuas në Stamboll në muajin mars.

38-vjeçari postoi një artikull, i cili duket se pretendon se lufta e shumëpritur do të zhvillohet në Vodafone Arena – shtëpia e klubit turk të futbollit, Besiktas.

Megjithatë, Joshua mendohet se dëshiron të kthehet në Londër për luftën e tij të radhës.

Pulevi, i njohur si “The Cobra”, ka një rekord mbresëlënës 28-1 në karrierën e tij.

Nëse meçi zhvillohet në Stamboll, do të jetë një mundësi e mirë për kosovarët të shikojnë nga afër kampionin e peshave të rënda. /IndeksOnline/