Mësohet data e fillimit të eliminatoreve për Evropianin, Euro 2020
Shorti për fazën e eliminatoreve për Kampionatin Evropian, Euro 2020 është hedhur sot në Dublin.
Kosova në këtë fazë do të përballet me Malin e Zi, Bullgarinë, Çekinë e Anglinë në grupin A.
Por, kur do të fillojnë ndeshjet eliminatore?
Ndeshjet eliminatore do të fillojnë nga 21 marsi dhe do të përfundojnë më 19 nëntor të vitit të ardhshëm.
Bonus për Kosovën se në Euro 2020 mund të kualifikohet edhe nga gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, ndeshje të cilat fillojnë në mars të vitit 2020./IndeksOnline/