11:35 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri “historik” i Kosovës: Shorti ishte me fat, mund të përfundojmë në vendin e dytë

Kosova është renditur në grupin A në kualifikime për Euro 2020 së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Në një prononcim për Indeksonline, trajneri i parë historik i Kosovës, Albert Bunjaki ka folur për kundërshtarët e skuadrës që drejtonte deri para një viti.

Ai e sheh si me fat shortin e Kosovës, ku përveç Anglisë, kundërshtarët tjerë nuk janë shumë të fortë.

“Kosova mendoje se ishte deri diku me fat nga se vetëm grupi G ishte me i lehtë nëse i referohemi performancave te kombëtareve ne ligen e kombeve dhe ranglistës momentale qe normal është matës i mire i gjendjes momentale”, ka thënë Albert Bunjaki.

“Kosova ne grupin e saj ka një kundërshtar ( Anglinë) që është ne ligen A dhe top kombëtare dhe pastaj ka 3 kombëtare te përafërta ne kualitet por qe ndryshojnë ne mënyrë te lojës pra kombëtares nga liga B ( Çekia), liga C ( Mali i zi dhe Bullgaria)”.

“Normalisht Anglia do jete kundërshtar shumë i fort por mundësit ekzistojnë për vendin e dytë”.

“Nga 10 grupet e ndara vetëm ne grupin e Kosovës është një kombëtare qe gjendet ne mesin e 40 kombëtareve me te forta ne bote ( Anglia), përderisa ne grupet tjera ka te paktën 2 e ne te shumtën e rasteve nga 3 kundërshtar qe janë ne top 40”.

“Në këtë aspekt Kosova ishte me fat (Anglia ranglista botërore 5, Çekia 42, Mali i zi 44, Bullgaria 46, Kosova 131)”

“Anglia fituese e grupit te vete ne ligen A, Çekia e dyta ne grupin B pas Ukrainës te cilën ne kishim ne kualifikime për botëror, Bullgaria e dyta ne grupin e saj ne ligen B dhe, Mali i zi e 3 ne grupin e saj ne ligen C”

Ish-trajneri i Kosovës gjithashtu ka thënë se Kosova ende ka moshën më të re në botë, shkruan Indeksonline.

 “Kosova edhe tani pas me shume se  1 viti kualifikimi ne Botërorë akoma është kombëtarja me moshë me te re ne bote qe edhe ishte ide dhe qellim i punës tone”.

“Anglia mosha mesatare e lojtarëve 24.8 dhe me vetëm një lojtar nga liga jashtë ( Dortmund), Çekia 27.1 dhe 18 lojtar ne Evropë  78% te ekipit, Bullgaria 27.9 dhe 14 lojtar ne Evropë apo 14.5 % te ekipit, Mali i zi 26.2 mosha mesatare e ekipit dhe me 23 lojtar qe luajnë ne liga evropiane 88.5% te ekipit”.

“KOSOVA 23.8 mosha mesatare e ekipit dhe me 22 lojtar nga liga evropiane pra 95.7%”.

Albert Bunjaki gjithashtu ka krahasuar kundërshtarët që kishte në grup për kualifikime në Kupën e Botës dhe ata të cilat i ka pasardhësi i tij, Bernard Challandes për Euro 2020.

Sipas tij, në kualifikimet për Kupën e Botës, Kosova ishte në grupin më të vështirë, pasi që kishte mundësi të luaj vetëm në dy grupe.

“Kosova vitin 2016 sa po ishte formuar dhe kishte një kombëtare  shume e re, lirisht mund te themi një U21 me moshe mesatare 22 vjet! Nuk kishte stadium për loje miqësore e as ushtrime probleme me dokumentacione e po ashtu 18 muaj mungesë te ndeshjeve miqësore por që qëllimi primar ishte krijimi i një baze te shendosh për te ardhmen dhe kualifikimi për evropianin 2020, gjë qe ishte objektiv e stafit teknik dhe gjithë lojtarëve”, ka thënë ndër të tjerash trajneri kosovar.

“Ne shortin për botëror, Kosova hyri pa dëshirën e saj ne grupin me te vështir ndonjëherë që kishte ekzistua! Nga 5 kombëtare ne grup 4 nga to ishin ne fazën finale te evropianit ne Francë madje një Islandë ne çerekfinale te evropianit dhe një Kroaci qe ne Botëror u be edhe nenkampione bote me lojtarin me te mire ne botë Modric”.

“Pra gjithë kjo rruge e vështire ishte eksperiencë për këta lojtar te ri qe te ngritën si kombëtare dhe gradualisht fitojnë zemrat e gjithë tifozëve”.

“Këtu normalisht duhet bashkëngjis punën e mrekullueshme te z. Bernard dhe punën e pa lodhshme  dhe te fuqishme te kryetarit z Ademi”.

“Kosova në kualifikimet për botërorë kishte kundërshtar Kroacinë, qe ne atë moment gjendej ne vendin e 14 ranglistës botërore dhe si nenkampione bote tani është në vendin e 4. Islanda në vendin e 17, Ukraina në vendin e 19, Turqia në vendin e 21 dhe Finlanda qe në atë moment ishte vendin 92 por qe ne fakt tani si fituse e grupit 2 ne ligen C ( ku mbrapa kishe lenë Hungarinë, Greqinë dhe Estonin)”

“Kosova është ne ngritje, Kosova është me e pjekur dhe jo rastësisht tani me është ku është! Unë besoje në këta lojtar besoj në z. Chalandes dhe besoje në BEFASI. Forca Dardanë”, ka thënë Albert Bunjaki për Indeksonline.

Kombëtarja e Kosovës rrugën për kualifikime në Evropian do ta filloj me 25 mars në ndeshjen kundë Bullgarisë në “Fadil Vokrri” dhe do ta përfundoj po në të njëjtin stadium me 17 nëntor kundër Anglisë. /IndeksOnline/