18:19 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Mësohet data e publikimit të lojës së re të Spider Man në PS4 (Video)

Sony e ka bërë publike sot datën e lëshimit të lojës së re të Spider Man.

Kompania e famshme ka njoftuar se loja e re e Spider Man në Play Station 4 do të publikohet me datë 7 shtator të këtij viti. Sony poashtu ka lëshuar një demo të re të lojës.

Në bazë të demos, njeriu merimangë do të jetë më atraktiv, më dinamik dhe se premtohet se do të jetë niveli më fantastik i kësaj loje./Indeksonline/