Mësohet data se kur do të hidhet shorti për ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë

Tashmë kemi hyrë në sezonin e ri futbollistik 2025/26.
Në shumë liga evropiane, janë caktuar edhe oraret e ndeshjeve për sezonin e ri.
Kjo tashmë do të bëhet edhe në Kosovë, ku FFK-ja ka mësuar edhe datën se kur do të hidhet shorti për ndeshjet e Superligës dhe të Ligës së Parë.
Data do të jetë më 21 korrik, të hënën e ardhshme ku fillimisht do të hidhet shorti i Superligës në orën 13:00, ndërsa ajo e Ligës së Parë një orë më pas, në orën 14:00./IndeksOnline/